in

Ja në ç’gjendje dergjen, jo pacientët, por spitalet në Shqipëri

Nëse ky mund të quhet spital …

Janë tronditëse fotografitë që kryeministri Rama ka vënë sot në profilin e tij Facebook nga spitali Nënë Tereza në Tiranë.

Janë në vazhdën e fotografive që dëshmojnë rrënimin fizik të institucioneve, si kryeministria apo ministria e Brendshme, por këto të spitalit janë vërtet të frikshme po të mbahet parasysh që është një nga strukturat spitalore më të mira e brenda në kryeqytet: ambjente të pista e plehra vend e pa vend, mure të prishur e rubinetë të ndryshkur, qen, mace e gomerë në oborr e deri edhe një mi (i ngordhur?) në një mjedis të brendshëm. Duket mrekulli që në atë vend punojnë dhjetëra mjekë e shpëtohen jetë njerëzish.

Por, siç shkruajnë komentuesit e shumtë të albumit fotografik, foto të tilla gjen anembanë në Shqipëri, e meqë kush i boton sot është në pushtet, urojmë që të merren sa më shpejt masat që imazhe të tilla të mos gjejmë jo vetëm në Tiranë por as në fshatin më të humbur të Shqipërisë.

Ja disa nga fotot nga spitali Nënë Tereza në Tiranë:

Të tjerat i gjeni në profilin e kryeministrit duke shtypur këtu.

L’Europa contro il razzismo, ecco la Dichiarazione di Roma

I dënuar në Itali, arrestohet në Durrës punonjësi i bashkisë