in

Tragjedi në Lampedusa. Dhjetëra migrantë të mbytur

Një varkë ka marrë flakë dhe është përmbysur përballë Ishullit të Lepujve. Në bord rreth 500 persona. Forcat e ndihmës së shpejtë: “Qindra migrantë në ujë, shumë të mbytur”

Lampedusa, 3 tetor 2013 – Rëndohet çdo minutë bilanci i të mbyturve të tragjedisë së sotme në ujërat përballë ishullit të Lepujve pranë Lampedusës. Deri tani numërohen 62 viktima mes të cilëve dy fëmijë dhe një grua shtatzënë.

Një mjet lundrues me qindra persona ka marrë flakë dhe është përmbysur gjysmë milje larg ishullit të Lepujve, (Isola dei Conigli), përballë Lampedusës.

Mes personave të shpëtuara deri tani ka të paktën 30 fëmijë, ndër të cilët edhe një foshnjë 2muajshe, dhe tre gra shtatzëna. Sipas dëshmive të forcave që po ofrojnë ndihmën e parë, në ujë ka me qindra migrantë dhe të mbytur gjithandej.

Në ujërat ku ka ndodhur tragjedia e sotme janë duket punuar motovedetat e Rojes Bregdetare dhe e financierëve, që po marrin në bord personat që kanë përfunduar në det. Helikopterë e avionë po mbikëqyrin nga lart të gjithë zonën në kërkim të migrantëve apo trupave të viktimave të tjera të mundshme.

Tragjedia e sotme mbërrin vetëm pak ditë pas asaj të Sciclit, ku humbën jetën 13 migrantë.

Operacion ndërkombëtar kundër trafikimit të makinave të vjedhura. Sekuestrohen 24

Lampedusa. Rreth njëqind të mbytur, kërkohen mbi dyqind të tjerë