in

Reforma e shtetësisë, asnjë gjurmë në parlament

Romë, 13 shtator 2010 – Vazhdon të shtyhet reforma e ligjit për shtetësinë. Dhoma e Deputetëve ka rinisur punimet por, siç ishte e parashikueshme, rregullat e reja për t’u bërë shtetas italian ende nuk janë futur në rend të ditës për muajin shtator.

Projektet e reformës dergjen prej dy vjetësh në Parlament dhe forcat politike po përpiqen të arrijnë një pikë të përbashkët. Objektiv i vështirë, pasi Lega dhe një pjesë e mirë e Popullit të Lirive duan të ashpërsojnë kriteret e sotme ndërsa deputetët pranë kryetarit të Dhomës, Gianfranco Fini, dhe ata të Partisë Demokratike, që është në opozitë, janë për një rrugë më të thjeshtë drejt shtetësisë.

I vetmi terren ku mund të gjenden pika të përbashkëta është ai i brezave të dytë, të rinj të rritur në Itali që të huaj kanë vetëm pasaportën. Mes projekteve të paraqitura, është ai për dhënien e shtetësisë të rinjve që përfundojnë këtu të paktën një cikël studimesh, për shembull, që kanë përfunduar pesë vjetët e shkollës fillore.

Por më parë, duhet kapërcyer opozita e Legës, e shqetësuar për faktin se duke bërë italianë bijtë, do të autorizoheshin të qëndronin në Itali edhe prindërit e tyre.

Bashkëpunëtoret familjare, sanataria nuk mund të mbyllet para 2011-tës

Fillon shkolla e reformuar