Droga u gjet në një kamion që do të merrte tragetin për Bari
Tiranë, 11 dhjetor 2013 – Forcat e policisë kufitare në Durrës kanë sekuestruar natën e kaluar një sasi prej mbi 850 kg cannabis sativa, të fshehur në një kamion që do të udhëtonte drejt Barit, dhe kanë ndaluar drejtuesin e automjetit.
Sipas policisë, lënda narkotike u gjet e fshehur mes kutive me corape, që përbënin zyrtarisht mallin që kamioni do të transportonte në Itali. Veç sekuestrimit të drogës, forcat e policisë kanë arrestuar drejtuesin e mjetit, Ilir Durmishi, 35 vjeç.