in

Kam shtetësinë italiane. Ç’të ardhura duhet të kem për të marrë prindërit?

Jam bërë qytetare italiane e kam dy fëmijë të mitur. Tani dua të bëj bashkim familjar me prindërit. E meqë në familje bëhemi gjashtë vetë, sa të ardhura duhet të kem të deklaruara?

Romë, 10 dhjetor 2013 – Nëse një i huaj merr shtetësinë italiane, për bashkimin familjar nuk  ka nevojë të kërkojë nulla-osta në sportelin Unik për Imigracionin sipas ligjit Bossi-Fini. Për familjarët e huaj të një shtetasi italian aplikohet dekreti legjislativ 30/2007 që bazohet në direktivën 2004/38/CE mbi lëvizjen e qëndrimin në Itali.

Shtetasi italian mund të bëjë bashkimin familjar me të afërmit deri në gradë të dytë (bij, nipa, prindër, gjyshër, vëllezër) nëse rezultojnë në ngarkim të tij, pavarësisht të ardhurave që ka. Me konceptin “në ngarkim” nënkuptohet që italiani angazhohet të mbajë familjarin e tij pa rënduar në arkat e shtetit.

Në rastin konkret, kur prindërit tuaj janë në Itali duhet të shkoni bashkë me ta  në kuesturë për të paraqitur kërkesën për kartën e qëndrimit. Aty nënshkruani deklaratën e të marrjes në ngarkim dhe kërkesës i bashkangjitni një estrakt të aktit të lindjes që merrni në komunë nga ku rezulton që personat janë vërtet prindërit. Prindërit duhet të kenë me vete edhe pasaportat, ndërsa ju kartën e identitetit, që të gjitha në origjinal e fotokopje.

Prindërve u lëshohet një kartë qëndrimi për pesë vjet si familjarë të një shtetase evropiane. Pas pesë vjetëve fitojnë të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Itali.

Shqiptari i Italisë

Kur “autoportretin” ta bëjnë të tjerë …

Durrës. Sekuestrohen 850 kg drogë, arrestohet një person