in

Vepra penale e klandestinitetit. Senati shtyn për të martën votimin për shfuqizimin

Obstruksionizmi i Legës detyron Senatin të ndërpresë shqyrtimin e projektit të dekretligjit mbi dënimet alternative. Më 21 janar diskutimi i shkurtër dhe votimi final mbi tekstin që mes të tjerash depenalizon hyrjen dhe qëndrimin e parregullt

Romë, 16 janar 2014 – Të paktën për pak kohë, ka fituar obstruksionizmi i Legës. Do të rinisin vetëm të martën e ardhshme në Senat punimet për shqyrtimin e projektit të dekretligjit mbi dënimet alternative të burgut. Teksti, mes të tjerash, falë një amendamenti të M5S të miratuar në komisionin e Drejtësisë, parashikon edhe shfuqizimin e veprës penale të hyrjes dhe qëndrimit të parregullt në Itali.

Diskutimi i projektit të këtij dekreti diskutohet në Senat prej datës 14 janar dhe Lega e Veriut po bën të pamundurën për të mos lejuar shfuqizimin e këtij krimi, të sjellë në fuqi në vitin 2009 kur partia ishte në Qeveri e Roberto Marroni ishte ministër i Brendshëm. 

Sot senatorët e Legës – që nuk i kanë numrat për të hedhur poshtë dekretin, kanë nisur një strategji penguese në sallë, duke bërë deklarata vote dhjetë-minutëshe mbi çdo amendament të paraqitur. Partia Demokratike kërkoi atëherë të shkurtohej koha eçdo ndërhyrjeje për të miratuar tekstin brenda ditës së sotme.

Por punimet në sallë janë ndërprerë dhe është mbledhur konferenca e kryetarëve të grupeve, në të cilën u vendos që shqyrtimi i projektit të dekretligjit të rinisë të martën e ardhshme , duke nisur nga ora 9 e mëngjesit. Në orën 12.30 do të jenë deklaratat e votës dhe menjëherë më pas votimi.

EP

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Sekuestrohen në Vlorë e Durrës mbi 1 ton marihuanë me destinacion Italinë

Armët kimike të Sirisë do të transitojnë në portin e Gioia Tauros