in

Prokurori italian: “Shqipëria në rrugën e duhur ndaj trafikut të qënieve njerëzore”

“Shqipëria ka qenë një vend origjine trafiku njerëzish, por duke parë pozicionin e saj të favorshëm në Ballkan, sot është si një derë lidhëse mes Europës Juglindore dhe asaj qendrore e perëndimore, fakt ky që e ka kthyer atë në një vend të mundshëm transiti”

Tiranë, 24 janar 2014 –“Në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, Shqipëria është në rrugën e duhur. Ajo po punon për njësimin e  legjislacionit të saj me atë Europian dhe po forcon format e luftës ndaj këtij fenomeni”. Kështu është shprehur për ATSh-në, David Mancini, prokuror  i Anti-Mafias në në krahinën e Abruzzos që mori pjesë në seminarin e organizuar sot në Tiranë nga OSBE dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

“Ky problem ka qenë më shumë shqetësues në të kaluarën se sa sot. – ka shpjeguar ai – Shqipëria ka qenë një vend origjine trafiku njerëzish, por duke parë pozicionin e saj të favorshëm në Ballkan, sot është si një derë lidhëse mes Europës Juglindore dhe asaj qendrore e perëndimore, fakt ky që e ka kthyer atë në një vend të mundshëm transiti”.

Mancini kujtoi që sot trafikimi qenieve njerëzore ka marrë një formë tjetër, tashmë viktimat shfrytëzohen edhe për punë e jo vetëm për prostitucion. “Kjo formë e re e trafikimit është më i vështirë për t’u identifikuar dhe për këtë duhet të kemi bashkëpunim të madh në këtë fushë”.

“Trafikimi i qënieve njerëzore është një problem mbarë botëror. Afërsia mes Italisë dhe Shqipërisë lyp një bashkëpunim sa më të madh mes dy vendeve” përfundoi Mancini.

Seminari kombëtar i hetimit dhe ndjekjes së veprave penale

Lufta kundër  trafikut të qenieve njerëzore, përmirësimi i metodave  hetimore dhe  sigurimi i mbrojtjes dhe asistencës për viktimat e trafikut, ishin disa nga çështjet e trajtuara në  seminarin e zhvilluar  të enjten në Tiranë, nga Zyra e OSBE dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Në të morën pjesë zëvendës ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Wilton, zëvendës ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, kreu i Policisë së Shteti, Artan Didi, Drejtori i Hetimit dhe Kontrollit të Ndjekjes penale, Adnan Xholi, si dhe shumë ekspertë të tjerë vendas e të huaj. (Sipas ATSh-së)

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Lombardi. Pediatri për bijtë e imigrantëve të parregullt. Ja si kërkohet

Çeku social 2014. Të paktën 5.819 euro në vit për të qëndruar në Itali