in

Tre shqiptarë padisin tre policë për abuzim detyre

Romë, 2 tetor 2010 – Do të nxirren në gjyq më 20 janar të vitit 2011 tre policë të Polfer (Policia Hekurudhore) të Gjenovës.

Tre emigrantë shqiptarë i kanë akuzuar ata për abuzim në detyrë, ushtrim dhune dhe përpilim dokumentash zyrtare me deklarata të pavërteta. Ata kanë rrëfyer se ndodheshin në makinë pranë stacionit hekurudhor duke u munduar tw gjenin rrugwn drejt Firences me ndihmën e drejtuesit satelitor, kur tre policët i kanë detyruar që t’i ndiqnin në komisariat. Atje duket se policët i kanë zhveshur dhe kontrolluar imtësisht e më pas kanë ushtruar dhunë. Një emigrant i katërt shqiptar ndodhej me ta, por nuk ka ngritur padi. Ai do të jetë dëshmitar në senacën gjyqësore.

Sipas Salvatore Calandra, avokati mbrojtës i tre policëve, në komisariat ka patur një zënkë të lehtë pas kryerjes së kontrollit. Ndërsa pala akuzuese vë në dukje se në proçes verbalet e asaj dite nuk ka asnjë gjurmë të këtij episodi

Gjykatësi për hetimet paraprake Massimo Cusatti vendosi gjithsesi që e vërteta të dalë në sallën e gjyqit.

In memoria di Mons. Eleuterio Fortino, sacerdote arbёresh

Shqiptarë protagonistë të veprës penale stalking