in

Njëmijë euro më shumë në vit. Mes përfituesve 1,7 milionë punonjës të huaj

Qeveria Renzi ka paralajmëruar zbritje taksash për punonjësit e varur me të ardhura vjetore deri në 25 mijë euro, që do të sjellë rritje të rrogës deri me 80 euro në muaj. Sipas Fondacionit Leone Moressa: janë të huaj rreth 15% e përfituesve të kësaj mase

Romë, 27 mars 2014 – Një nga masat e shumëpritura të planit ekonomik të paralajmëruar nga qeveria në fillim të marsit është padyshimulja e taksës IRPEF për punonjësit e varur me të ardhura vjetore bruto deri në 25 mijë euro.

Përfitues të kësaj mase do të jenë rreth 10 milionë punonjës, për një zbritje të përgjithshme të kësaj takse prej 10 miliardë eurosh, pra mesatarisht secili prej tyre do të fitojë një mijë euro më shumë në vit. “Për të parën herë ketyre personave u jepet një shumë domethënëse” tha me krenari Matteo Renzi ditët e para të marsit. Premtimi, gjithnjë sipas kryeministrit të vendit, do të mbahet duke filluar nga muaji maj 2014, në fund të të cilit përfituesit do të gjejnë deri në 80 euro më shumë në rrogë.

Ky revolucion i vogël fiskal u rezervohet punonjësve të varur me të ardhura të ulëta, e thënë ndryshe atyre që në fund të muajit fusin në xhep deri në 1.500 euro. Një kategori në të cilën hyjnë pjesa dërrmuese e punonjësve imigrantë, rrogat e të cilëve janë mesatarisht më të ulëta se ato të italianëve.

Fondacioni Leone Moressa ka përllogaritur që do të gëzojnë zbritjen e taksës IRPEF 1,7 milionë punonjës imigrantë, 15,4% e të gjithë përfituesve. Kaq janë në fakt – në bazë të deklarimeve IRPEF të vitit 2012 që janë të të dhënat më të fundit në dispozicion – ata që kanë të ardhura vjetore deri në 25 mijë euro, përjashtuar ata që fitojnë aq pak sa nuk paguajnë fare taksa.

EP

Shkarko përllogaritjet e Fondacionit Leone Moressa

Obama: “Të mos kemi frikë nga imigrantët, por t’i mirëpresim. Do të jemi më të fortë”

Germania. Doppio passaporto per figli di immigrati nati nel Paese