in

A mund të përdor patentën time shqiptare në Itali?

Kam ardhur në Itali prej pak muajsh. Kam patentë shqiptare që thonë se njihet këtu. A është vërtet kështu?

Qytetarët jokomunitarë me patentë të lëshuar nga vendi i tyre, mund të ngasin makinën në Itali deri një vit nga marrja e rezidencës në një komunë italiane. Por nevojitet që patenta të ketë përkthim të betuar, përndryshe kodi rrugor parashikon një sanksion administrativ nga 400 në 1.600 euro.

Me t’u mbushur një vit rezidencë në Itali, i huaji duhet të ketë patjetër patentë italiane për t’i dhënë makinës këtu, përndryshe për të parashikohet e njëjta sanksion si për ata që ngasin me patentë italiane të skaduar: tërheqje e patentës dhe një gjobë nga 168 deri në 674 euro.

Kur mund të bëhet konvertimi i patentës?

Disa shtete kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe me Qeverinë italiane lidhur me patentat e në këto raste është e mundur të kërkohet konvertimi i patentës pa pasur nevojë për provime teorie apo praktike. Për të konvertuar patentën ajo duhet të jetë e vlefshme dhe të jetë marrë para se i huaji të vendosë rezidencën në Itali.

Prej vitit 2009 edhe qeveria shqiptare ka nënshkruar këtë marrëveshje kështu që shqiptarët kanë fatin të mund të konvertojnë patentën e tyre shqiptare në italiane.

Procedura dhe dokumentet e nevojshme për konvertimin

Kërkesa e konvertimit duhet bërë pranë një zyre provinciale të motorizimit civil të vendit të rezidencës duke përdorur formularin TT 2112. Procedura parashikon edhe derdhjen, me bulletinë të gatshëm që shpërndahen në zyrat e postave dhe në zyrat e motorizimit, të 10,20 € në llogarinë 9001 dhe të 32,00 € në llogarinë 4028.

Kërkesës i duhet bashkangjitur edhe fotokopja e patentës shqiptare në të dyja anët, 2 fotografi format tesera, njëra prej të cilave e autentikuar, një certifikatë mjekësore me pullë-taksë me fotografi (bëhet në ASL dhe nga mjekë të autorizuar) me fotokopjen, kodi fiskal dhe fotokopje e tij. Kërkesës i bashkangjitet gjithashtu edhe përkthimi me pullë-taksë prej 16,00 eurosh i të dhënave të patentës shqiptare. Përputhshmëria e përkthimit me tekstin shqip duhet të certifikohet nga përfaqësia diplomatike (konsullatat) shqiptare në Itali. Kjo certifikatë duhet të legalizohet më pas në Prefekturë.

Pas paraqitjes së kërkesës, Zyra e motorizimit civil bën verifikimet e duhura lidhur me dokumentet e bashkangjitura kërkesës, dhe me të mbaruar shqyrtimin e praktikës i lëshon kërkuesit patentë italiane por i tërheq atë shqiptaren.

Patentat e lëshuara nga shtete të BE-së

Titullarët e një patente të vlefshme të lëshuar nga një shtet anëtar i BE-së (nga Greqia për shembull) mund të ngasin makinën në Itali pa iu dashur ta konvertojnë pas një viti nga marrja e rezidencës, por kur ajo po skadon. Në rast se patenta nuk ka afat skadence, duhet të konvertohet pas dy vjetëve nga marrja e rezidencës në Itali. Është sidoqoftë e këshillueshme të kërkohet konvertimi për të pasur më të lehtë procedurat për përtëritjen apo lëshimin e duplikatës së patentës në rast nevoje.

Maria Elena Arguello

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)
 

 

 

Ç’nuk bёhet pёr tё fituar. Qoftё edhe Festivalin evropian tё kёngёs

Projekti pilot. Nё 10 shkolla lënda e re mbi “Historinë e besimeve fetare”