in

“A mund të qëllojnë libianët mbi klandestinët?”

Sarubbi e Touadì (PD), të alarmuar nga batuta e Maronit se libianët kanë qëlluar mbi peshkarexhën italiane se kujtonin se ishte një karakatinë deti me klandestinë, ngrenë pyetjet “Për qeverinë italiane është e drejtë të qëllohet mbi klandestinët? Ç’fshihet pas marrëveshjes Itali-Libi? Ç’bëjnë libianët kur nuk janë nën kontroll?”

Romë, 14 shtator 2010 – “Mes përgjigjeve të ngatërruara e heshtjeve të sikletshme të qeverisë mbi sulmimin me armë nga libianët të një peshkarexhe italiane, ministri Maroni, duke u munduar në mënyrë qesharake të shpjegojë aksidentin, është shprehur në Tv se motovedetat italiane me flamur libian kishin marrë anijen e peshkimit për një karakatinë deti me klandestinë. Me sa duket, një klauzolë e fshehtë e traktatit të miqësisë Itali-Libi autorizon edhe qëllimin me armë mbi persona, nëse këta janë emigrantë”. Kështu shkruajnë në një notë të përbashkët dy deputetë të Partisë Demokratike, Andrea Sarubbi e Jean Leonard Touadi, që kërkojnë një questiopeschereccio mitragliato dai libicin time parlamentar mbi rastin. “Kohë më parë – kujtojnë mes të tjerash dy deputetët – këshilltari krahinor Renzo Bossi (i biri i Umberto Bossit të famshëm) publicizonte në një intervistë lojën “hidhet klandestini”. Mendonim se ishte një shaka por me sa duket është ai që udhëheq strategjitë e guximshme të ministrisë së Brendshme”.

“Fatkeqësisht – përfundojnë deputetët – nuk është për të qeshur. Janë të shumta pyetjet alarmuese që lindin nga ky episod. Dy vjet pas ardhjes në fuqi të traktatit Itali-Libi, akoma sot ministri Frattini i kërkon shpjegime për rregullat e përdorimit të Motovedetave të Guardia di Finanza të dhuruara nga Italia qeverisë libiane që sot qëllojnë mbi anije në mes të detit, kur në të vërtetë, motovedetat nuk duhet të ishin as të armatosura. Dhe e gjithë kjo para syve të forcave ushtarake italiane, të paguara nga shtetasit tanë”.

“Nëse autoritetet libiane, të cilave qeveria italiane u ka deleguar detyra delikate sigurie, shkelin kaq hapur rregullat në prani të observatorëve tanë, kushedi ç’bëjnë me migrantët e refugjatët larg syve tanë, të stampës, dhe në shkelje të plotë me të gjitha traktatet ndërkombëtare”.

Bogdani sfidon Milanin e Ibrës dhe fiton

Si zgjidhet pediatri për fëmijën