in

Si zgjidhet pediatri për fëmijën

Jam i huaj me qëndrim të rregullt në Itali, e këto ditë bëhem babë. A do të ketë të drejtë për asistencë shëndetësore edhe fëmija? Ç’duhet të bëj?

Në Itali, asistenca shëndetësore u sigurohet të gjithë të sapolindurve, pavarësisht nëse prindërit kanë apo nuk kanë qëndrim të rregullt.

te sapolinduritPrindërit me qëndrim të rregullt
Në rastin e fëmijëve që kanë prindër komunitarë apo jokomunitarë rezidentë të rregullt në Itali, regjistrimi në shërbimin shëndetësor kombëtar është i detyrueshëm. Prindi duhet të shkojë pranë Asl-it të komunës së rezidencës dhe të paraqesë certifikatën e lindjes, certifikatën e rezidencës ose ta vetëcertifikojë, dhe lejen e qëndrimit të vetën.
Regjistrimi është falas, më pas do të mbërrijë në shtëpi libreza shëndetësore e fëmijës, vlefshmëria e të cilës varet nga kohëzgjatja e lejeqëndrimit të prindit.
Kur të shkosh në Asl për regjistrimin, mund të zgjedhësh edhe emrin e pediatrit, duke konsultuar listën e mjekëve që operojnë në territor, por mbaj parasysh që çdo pediatër nuk mund të ndjekë më shumë se një numër të caktuar fëmijësh, kështu që zgjedhja jote do të kushtëzohet nga ky fakt.
Për fëmijët deri në 6 vjeç është e detyrueshme zgjedhja e një pediatri, për fëmijët nga 6 deri në 14 vjeç mund të zgjidhet nëse dëshiron ta ndjekë akoma pediatri apo të ndiqet nga mjeku i familjes.

Pediatri
Pediatri i Asl-it kryen falas pranë studios së tij, deri kur fëmija mbush 14 vjeç, të gjitha vizitat për diagnostikim dhe terapeutike për kontrollin e zhvillimit fizik, psikik, parashkruan vizitat te mjekët specialistë, shtrimet në spital, barnat, dhe vaksinimet. Pediatri, për më tepër, është ai që duhet të garantojë falas edhe vizitat në shtëpi kur sipas gjykimit të tij e sipas gjendjes shëndetësore të fëmijës nuk është e mundur të çohet në ambulancë.
Për më tepër është pediatri ai që duhet të certifikojë edhe shërimin e fëmijës, me qëllim që të pranohet në shkollë apo në kopsht; lëshon certifikatat e përshtatshmërisë (idoneità) për kryerjen e aktiviteteve sportive jo profesioniste shkollore.
Pediatri duhet të sigurojë hapjen e ambulancës për pesë ditë në javë me oraret e përcaktuara prej tij.

Prindërit me qëndrim të parregullt

Edhe të sapolindurit, prindërit e të cilëve nuk janë me qëndrim të rregullt në Itali, kanë të drejtën e regjistrimit në shërbimin shëndetësor, si të huaj përkohësisht të pranishëm, por nuk mund të kenë librezën e shërbimit shëndetësor publik dhe nuk mund të kenë një pediatër të Asl-it.
Por ashtu si të gjithë fëmijët e tjerë kanë të drejtën e kurave mjekësore dhe të mbrojtjes së shëndetit dhe mund të marrin shërbimet e kurat në strukturat shëndetësore publike si këshillimoret pediatrie, ambulancat e specializuara, apo spitalet. Duhet mbajtur parasysh që me ligj mjekët dhe të gjithë operatorët shëndetësorë nuk mund t’u sinjalizojnë forcave të rendit dhe as autoriteteve gjyqësore shtetasit e huaj pa leje qëndrimi.

Avv. Mariangela Lioy

“A mund të qëllojnë libianët mbi klandestinët?”

Arrin im bir, a mund ta regjistroj në shkollë?