in

A mund të shkoj të marr patentën në Shqipëri e ta konvertoj këtu?

Jetoj në Pisa. A mund të shkoj të marr patentën në Shqipëri e më pas ta konvertoj e të qarkulloj në Itali?

Për të konvertuar një patentë shqiptare, para së gjithash, duhet treguar që ajo është marrë në Shqipëri para vendosjes së rezidencës në Itali dhe se kërkuesi i konvertimit të patentës ka një dokument qëndrimi në Itali, leje apo kartë qëndrimi, të vlefshëm.

Kështu, nëse emigranti ka tashmë rezidencën në Itali nuk mund të shkojë në Shqipëri, të marrë atje patentën, më pas të kthehet e të kërkojë konvertimin në Itali.

Kjo theksohet në pikën 5 të marrëveshjes së lidhur mes dy shteteve dhe kujtohet në qarkoren e Ministrisë italiane të transporteve të 29 korrikut 2009 nisur zyrave periferike të Motorizimit Civil: “Nënvizohet se nuk është e mundur të pranohen kërkesat për konvertim të patentave të marra në vendlindje pasi i huaji ka marrë rezidencën në Itali”.

Marrëveshja për konvertimin e patentave shqiptare në Itali ka ardhur në fuqi në 15 gusht 2009 e ishte e vlefshme për pesë vjet, pra deri më 15 gusht 2014. Marrëveshja është përtërirë sërish nga 25 dhjetori 2014 për pesë vjet të tjerë, deri në 25 dhjetor 2019.

Lexo edhe: Përtërihet marrëveshja e konvertimit të patentave shqiptare 

Shqiptari i Italisë

 

Shqiptarët, gjithnjë e më shumë edhe evropianë

Bashkimi familjar. Mund të sjell në Itali tim bir në moshë madhore?