in

Abbiategrasso. Kapen vrasësit e Alban Medhës dhe Ndue Brukës

Janë vëllezërit Archinito, vetëm 19 vjeç njëri dhe 22 tjetri

Romë, 17 qershor 2013 – Karabinierët kanë arrestuar dy vëllezër, Maurizio dhe Mattia Archinito, 22 dhe 19 vjeç për vrasjen në nëntor 2012 të dy shqiptarëve, Ndue Brukës dhe Alban Medhës, dajë e nip. Në kapjen e dy vëllezërve, kanë qenë vendimtare deklaratat e dëshmitarëve të krimit që treguan se dy vrasësit ishin larguar me një motor Mbk Flipper me fener të thyer.

Sipas forcave të rendit duket se shkak i ekzekutimt ka qenë kontrolli i tregut të drogës. Vëllezërit Archinito urrenin një grup shqiptarësh ku bënte pjesë Alban Medha, 27 vjeç, sepse po u bënte konkurrencë në shpërndarjen e drogës, ndaj edhe më 16 nëntor vendosën t’i ngrinin pritë në qendër të Abbiategrassos, para hyrjes së lokalit “La Gioconda”. Me të dalë Medha i kanë qëlluar me pushkë dhe pistoletë. I tërhequtr nga të krismat, ka dalë edhe daja i 27vjeçarit, Ndue Bruka 51 vjeç dhe dy vëllezërit nuk ngurruan të hapnin zjarr edhe mbi të. Dajë e nip morën shtatë plumba, në kokë e në bark, dhe vdiqën menjëherë.

Gjatë arrestimit të vëllezërve Arnichito, karabinierët u kanë sekuestruar edhe pesë armë, ndër të cilat edhe ato me të cilat qëlluan më 16 nëntorin e shkuar.

 

Përurohet tuneli i Kërrabës

Oketa thirrje emigrantëve: “Vetëm duke votuar mund të ndihmojmë vendin”