in

Admir Shkurtaj trio koncert në Masseria Ospitale, Lecce

Në Masserinë Ospitale, përgjatë rrugës Lecce-Torre Chianca, vazhdojnë takimet në kuadrin e të enjtes kulturore, interpretime live, prezantime librash, ekspozita arti të shoqëruara nga specialitetet gastronomie të Masserisë.

Muaji nëntor mbyllet me koncertin e Admir Shkurtaj trio, në program më 25 nëntor.

Kjo trio, e përbërë nga Admir Shkurtaj në fizarmonikë, Giorgio Distante në trombë dhe Redi Hasa në violonçel, karakterizohet nga improvizimet, nga shkrirja e elementëve të muzikës bashkëkohore me ato të muzikës tradicionale ballkanike.

Një rrugëtim që bashkon muzikën e jugut të Italisë më atë të Ballkanit dhe Europës Lindore në përgjithësi.

Bamir Topi: “Dedikoj Çmimin e Paqes të gjithë shqiptarëve në Itali”

Probleme ekonomike? Mund të pezullosh këstet e kredisë