in

Probleme ekonomike? Mund të pezullosh këstet e kredisë

Lajme të mira për ata që kanë vështirësi me shlyerjen e kredive të shtëpisë. Falë ngritjes së Fondit shtetëror të Solidaritetit, nga mesi i nëntorit në bankë mund të paraqitet kërkesë për pezullimin e kësteve, por vetëm në prani të disa kushteve të caktuara.

Lehtësimi do të vlejë për të gjithë ata që kanë kredi për shtëpinë e parë jo më të lartë se 250 mijë euro dhe që ka Isee, treguesin ekonomik familjar, jo më të lartë se 30 mijë euro. Për më tepër duhet të plotësohet edhe një nga këto kushte: humbja e vendit të punës; vdekja e një familjari që fitonte të paktën sa 30% ë të ardhurave të përgjithshme familjare; shpenzime mjekësore apo për ristrukturimin prej të paktën 50 mijë eurosh në vit ose rritje mbi 20% e këstit mujor të kredisë.

Pezullimi mund të kërkohet dy herë dhe maksimumi për tetëmbëdhjetë muaj. Interesat përkatese të kësaj periudhe paguhen nga Fondi, por mbetet në ngarkim të kreditorit i ashtuquajturi “spread”, fitimi i bankës për çdo këst. Kushtet e sakta dhe formularët për kërkesën mund t’i gjeni në faqet internet të Thesarit në www.dt.tesoro.it.

Admir Shkurtaj trio koncert në Masseria Ospitale, Lecce

Doganat: Nuk tatohen mallrat deri në 30 mijë lekë në bagazhet e pasagjerëve