in

Agjencia Reuters: Shqipëria rrëzon piramidën e Hoxhës për një parlament të ri

Piramida është ndërtuar pas vdekjes së Enver Hoxhës. Ndokush shpreh shqetësim arsyeve të shkatërrimit

Nga Benet Koleka

Shqipëria do të shembë një godinë, pikë referimi në formë piramide, e  ngritur si muze për diktatorin e fundit stalinist, Enver Hoxha, duke hapur rrugën për ndërtimin e një parlamenti të ri, sipas një ligji të ri të miratuar në Kuvend të enjten.

“Nuk mund të mbajmë më gjatë një vend që ka brenda fantazmën e diktatorit,” është shprehur deputeti Enkelejd Alibeaj. “Ne do të ndërtojmë një kompleks të ri ku të lulëzojë shpirti i demokracisë.”

Ligji u miratua me 72 vota nga 74 të pranishme. Partia Socialiste në opozitë ka bojkotuar parlamentin së fundmi në një protestë për atë që e quan manipulim zgjedhor, një problem kronik në demokracinë e re shqiptare.

E ndërtuar pak pasi Hoxha vdiq në prill të vitit 1983, në Piramidë, e cila ndodhej në një nga rrugët kryesore në Tiranë, shfaqeshin fotografi dhe materiale të tjera të udhëheqësit shqiptar që mbajti gjallë stalinizmin në Europë për dekada pasi diktatori sovjetik vdiq në vitin 1953.

E ngritur në formën e një piramide prej çimentoje dhe xhami nga niveli i rrugës, ajo ngjan me një shqiponjë me krahë të hapur nga ajri. Ajo u kthye në qendër kulturore pas rënies së komunizmit.

Planet për të ndërtuar një parlament të ri për të nderuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë pas 500 vitesh të dominimit osman, kanë ndarë vendin e vogël me 3.2 milion banorë për shkak të ndjenjave për historinë e godinës, arkitekturën dhe kostot.

Qeveria ka shpenzuar më përpara 5 milion euro për ta kthyer godinën në teatër dhe gjysmë milion euro për të rinovuar sallën aktuale përpara se të vendosej për të ngritur një parlament i ri.

As parlamenti dhe as qeveria, që ka vendosur të shkurtojë me 4,5% shpenzimet totale për shkak të rënies së të ardhurave, nuk kanë thënë se sa do të kushtojë ndërtimi i një parlamenti në kohë për festimet e vitit të ardhshëm.

Lajmet nga Arabia Saudite, që ka pranuar të financojë projektin si shenjë solidariteti me Shqipërinë me shumicë myslimane, thonë se do jetë rreth 600 milion rial arabikë (113.4 milion euro).

Kundërshtarët e prishjes, përfshirë arkitektë e intelektualë, thonë se piramida ka vlera të mëdha arkitekturore. Ajo është projektuar nga dhëndri i Hoxhës, Klement Kolaneci.

 “Jam i sigurt se nëse do mbahej një referendum, banorët e Tiranës në veçanti do votonin për të mbajtur piramidën,” tha publicisti Ardian Klosi. “Të shembësh këtë godinë në një kohë kur vendi është në vështirësi ekonomike, është një tekë, apo diçka më e madhe se kaq. Është një aferë e madhe me të cilën ndokush do të pasurohet, kurse kultura do të varfërohet”.

Lexo Shkrimin në origjinal

Ballkan Bazar nelle sale. Città, cinema e orari

Zgjedhjet. Mbyllet më në fund edhe beteja për Tiranën