in

AK mbledh artistët e rinj në Mbrëmjen e Artit në Firence

Mbrëmje Arti
Casa della Creatività
Vicolo di Santa Maria Maggiore 1, Firence
4 korrik 2012, ora 18.00

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, ditën e mërkurë, më 4 korrik (ora 18.00) në ‘Casa della Creatività’ të Firences, Aleanca KuqeZi e Toskanës organizon Ekspozitën Kulturore “Mbrëmje Arti” me të cilën do të prezantojë brezin më të ri të artistëve shqiptarë në Firence.

Artistët pjesëmarrës në Mbrëmje janë Alban Berberi, Albien Alushaj, Anxhela Hoxhalli, Arbër Elezi, Bardhyl Alibali, Dhimitraq Kote, Klaudio Lukaj, Lori Lako, Jonida Xherri, Renis Kërtusha, Riviera Lazeri, Ada Halilaj. “Janë kryesisht studentë që shprehen në fushat e pikturës, skulpturës, videoartit, poezisë edhe muzikës, 12 artistët e rinj pjesëmarrës që duam t’i prezantojmë publikut të gjerë” thotë për shqiptariiitalise.com Xherri Hajdarkolaj, koordinator AK për Toskanën.

Në Mbrëmjen e Artit janë ftuar të marrin pjesë e të prezantohen edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të shqiptarëve në Toskanë. “Dëshirojmë që mbrëmja të jetë një rast për njohjen e njëri-tjetrit, për krijimin në të ardhmen e një rrjeti të koordinuar shoqatash, për të mundësuar bashkëpunim sa më të gjerë për promovimin e kulturës, artit shqiptar në Toskanë” shpjegon Hajdarkolaj.

Miratohen në Kuvend ndryshimet në qeveri

Apeli refuzon ekstradimin e Kajollit në Itali ku është dënuar me 40 vjet burg