in

Aksident i rëndë në Sicili. Vdes 30-vjeçarja Laraku

Makina në të cilën udhëtonte bashkë me një shoqe ka dalë nga rruga e është përplasur me një mur. Çiljeta Laraku ka ndërruar jetë në spital, shoqja është në gjendje të rëndë

Romë 30 korrik 2012 – Çiljeta Laraku, 30 vjeçe ka vdekur mbrëmë në spitalin e Vittorias  në provincën e Ragusës (Sicili), dy orë pas një aksidenti rrugor në rrugën provinciale Vittoria-Scoglitti.

Laraku, rezidente në Vittoria ishte në një Lancia që e niste një mikesha e saj. Për shkaqe që ende nuk dihen, në një kthesë makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur fort pas murit rrethues të një vile. Fillimisht gjendja e vajzave nuk dukej e rëndë, ato kanë dalë vetë nga makina dhe kanë pritur të mbërrinte ndihma e shpejtë buzë rruge. Por me t’u shtruar në spital për 30-vjeçaren Laraku kanë nisur komplikimet dhe rreth dy orë pas aksidentit ka ndërruar jetë. Shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një hemorragji e brendshme.

Mikesha e saj, që ngiste makinën, mbahet e shtruar në spital me trauma të rëndë në kraharor.

Com’eravamo – Ciano incontra Re Zog

Arrestohen dy persona për vrasjen në janar të Sali Kutellit