in

Aksident i rëndë në Treviglio. Humb jetën 22-vjeçari Gjoka

Laidon Gjoka ka ndërruar jetë në spitalin e Treviglios për plagët  rënda të marra në përmbysjen e veturës Smart në të cilën udhëtonte, të ngarë nga një miku i tij që ka mbetur i plagosur rëndë. Të dëshpëruar prindërit, Zefi dhe Valbona, dhe vëllai Arvaldo, që jetojnë në Treviglio prej dhjetë vjetësh

Romë, 10 shkurt 2014 – Laidon Gjoka 22 vjeç ka ndërruar jetë paraditen e të dielës, shtatë orë pas një aksidenti rrugor në Treviglio të Bergamos. Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra në përmbysjen e Smart-it me të cilin udhëtonte, të ngarë nga një miku i tij italian 24 vjeç. Ky i fundit është plagosur rëndë e gjendet i shtruar në spitalin e Treviglios.

Edhe Gjoka është çuar në spital menjëherë pas aksidentit ku i është nënshtruar një operacioni të gjatë për një hemorragji të brendshme. Por mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë dhe pikërisht gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, rreth orës 10 të mëngjesit Laidon Gjoka ka ndërruar jetë.

Prej dhjetë vjetësh jetonte në Treviglio, me prindërit Zefi e Valbona dhe vëllanë Arvaldo që tani kanë hapur dyert për mort. Të dielën me dhjetëra miq e të afërm, shqiptarë e italianë, kanë shkuar për të ngushëlluar familjen Gjoka. Të shumtë edhe shokët që që postojnë fotografi e mesazhe dhimbjeje në faqen Facebook të Laidonit.

Aksidenti

Deri rreth orës 2 të natës mes të shtunës dhe të dielës, Gjoka është në një lokal në qendër të Treviglios. Këtu vjenr dhe e merr me Smart-in e tij miku 24-vjeçar nga Spirano, ndoshta thjesht për të bërë një xhiro. Por pasi përshkojnë vetëm pak kilometra, për arsye ende të paqarta (ndoshta shpejtësia e lartë apo rruga e rrëshqitshme nga shiu) Smart-i shkon e përplaset me një buzë trotuari të lartë. Përplasja është aq e fortë sa makina e vogël përmbyset e mbetet në mes të rrugës me rrotat përpjetë. Gjoka e miku i tij ngecin brenda, që të dy pa ndjenja. Ndihmën e parë ua japin automobilistët e rastit, e po ata lajmërojnë edhe ambulancën e forcat e rendit.

Kur mbërrin ekipi mjekësor Gjoka është i pajetë por këta arrijnë ta rianimojnë me masazhin kardiak dhe të lidhin me aparaturat për ta mbajtur në jetë. Në spital e fusin në sallën e operacionit por fatkeqësisht ai nuk arrin të mbijetojë. 

(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Il direttore dell’ospedale: “Qui infermiere brave, mica marocchine o romene”

Zviceranët kundër imigracionit në masë. Shqetësim në Evropë