in

Aksident i rëndë rrugor: humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Në përplasjen mes një furgoni Renoult Trafic ku udhëtonte një çift nga Villa d’Almè dhe një Fiat Punto kanë mbetur të vdekur dy adoleshentë shqiptarë dhe janë plagosur tre të rinj të tjerë

Romë, 7 shkurt 2011 – Një aksident i rëndë rrugor, që ka ndodhur të shtunën pasdite në Soncino të Bergamos, i ka marrë jetën dy të rinjve 20-vjeçarë, Mikel Hallullit dhe Klajdi Shehit. Dy shqiptarët kanë vdekur në përplasjen mes një furgoni Renoult Trafic ku udhëtonte një çift nga Villa d’Almè dhe një Fiat Punto ku udhëtonin dy shqiptarët bashkë me një vajzë bullgare, aksident në të cilin janë plagosur edhe tre të rinjtë të tjerë.

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga policia rrugore, përplasja e makinave është verifikuar rreth orës 18: Fiat Punto udhëtonte nga Bergamo në drejtim të Kremonës, ndërsa Furgoni Renault vinte në drejtim të kundërt dhe drejtohej nga një 29-vjeçar nga Villa d-Aimè. Përplasja mes dy automjeteve ishte frontale dhe shumë e fortë.

Furgoni ka dalë nga rruga ndërsa vetura është shkatërruar dhe tre të rinjtë kanë mbetur të ngërthyer mes llamarinave. I riu që i jepte veturës, Mikel Hallulli, 20 vjeç rezident në Antegnate ka vdekur menjëherë, miku i tij Klajdi Shehi, 17 vjeç, ka ndërruar jetë sapo është shtruar në spitalin e Kremonës. Ndërsa personi i tretë në makinë me ta, Ivnka Chakova, bullgare 27 vjeçare, rezidente në Kremona, është plagosur dhe sot gjendet në spitalin e Kremës.

29-vjeçari nga Zogno që ngiste Furgonin ka mbetur i plagosur rëndë ndërsa në gjendje disi më të mirë vajza 23-vjeçare që udhëtonte krah tij. Edhe këta janë të shtruar në Krema.

Basha: Sa më shpejt pasaportat edhe në konsullata

Sanremo: Dorina Leka do të këndojë në duet me Tatangelo