in

Aksident në punë. Djegie të rënda për dy punëtorë

25 vjeçari Albi Alleshi dhe boshnjaku 39 vjeç Nedelco Derescko janë djegur, në zjarrin që ka shpërthyer në impiantin e  shkatërrimit dhe të riciklimit të plehrave në Pontedera

Romë 11 tetor 2011 – Një aksident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në impiantin e shkatërrimit dhe të riciklimit të plehrave të ndërmarrjes Ecofor Service. Viktimat e aksidentit janë dy të huaj, 25vjeçari shqiptar Albi Alleshi dhe boshnjaku 39 vjeç Nedelco Derescko. Dy punëtorët, të punësuar nga një tjetër ndërmarrje, Ecospurghi Srl e Altopascio-s, ishin duke kryer operacione të mirëmbajtjes, kur ka marrë zjarr gazi i krijuar nga llumi që formohet në brendësi të impiantit. Gjithçka ka ndodhur papritur e dy punonjësit e kanë pasur të pamundur t-u shmangen gjuhëve të zjarrit.

Në gjendje më të rëndë është boshnjaku që ka marrë djegie në 70% të trupit, kryesisht në kokë dhe kraharor. Ndërsa Albi Alleshi, që banon në Altopascio, ka djegie në 50% të trupit. Ndihma e shpejtë e thirrur nga drejtuesit e Ecofor Service, ka qenë e menjëhershme: në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat që kanë çuar të djegurit në fillimisht në spitalin e zonës e më pas, boshnjakun në gjendje të rëndë në një spital të specializuar në Romë, ndërsa shqiptarin Alleshi në qendrën e për djegiet e Cisanellos në Pisa.

Mbi shkaqet e aksidentit të rëndë po hetojnë qoftë seksioni i shëndetësisë së punës së Asl-it të zonës, qoftë karabinierët e Pontederas.

Punëtorët shqiptarë. Shembull në punë, për dinjitet e profesionalizëm

Paradë kuq e zi rrugëve të Nju Jorkut