Romë, 28 prill 2011 – Zeqir Muçaj, 29 vjeçar shqiptar, është plagosur në syrin e majtë nga një gozhdë çeliku teksa po punonte në një kantier ndërtimi në Basiliano të Udines. Është transportuar në gjendje të rëndë, por jo në rrezik jete në Spitalin e qytetit të Udines.
Me sa dihet deri tani punëtori shqiptar po punonte në murin prej betonarmeje të një garazhi e një gozhdë e madhe që po ngulte në mur, i ka hyrë në sy.