Rreth orës 2.30 të natës, një 40-vjeçar i dehur shtyp me motor Marsela Gegën në rrugën provinciale që lidh Piacenzën me Cremonën. Në përplasjen e fortë vajzës i është shkëputur nga trupi një gjymtyrë. Ka ndërruar jetë sapo është çuar në spital.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa vajza ka marrë plagë shumë të rënda mes të cilave edhe shkëputjen nga trupi të shputës së njërës këmbë, ndoshta e ngecur pas ndonjë pjese të dalë të motorit. Ajo është gjetur përdhe në një pellg me gjak ndërsa motoçiklisti ka ndaluar rreth 200 metra më tutje, ndoshta pse ka rënë nga motori pasi është gjetur me njërën dorë të thyer.
Ndihma e shpejtë e thirrur nga një automobilist që po kalonte në atë çast, ka marrë vajzën në gjendje shumë të rëndë dhe e ka transportuar në spitalin e Piacenzës ku ajo ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka mbërritur.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit për të zbardhur ngjarjen. nga verifikimet mjekësore për të kuptuar gjendjen psiko-fizike në çastin kur ka shkaktuar aksidentin vdekjeprurës ka dalë se ishte i dehur. Është paditur për vrajse nga pakujdesia dhe ngarje automjeti në gjendje të dehur.