Në një aksident të rëndë në A1 në provincën e Parmës kanë vdekur tre vetë e tetë të tjerë janë plagosur
Sipas rindërtimit të ngjarjes, Opel i ngarë nga 27 vjeçarja shqiptare ka dalë nga kontrolli teksa kalonte në një mbikalim të A1-s, ka çarë rrjetën mbrojtëse e ka përfunduar poshtë duke u përplasur me Alfën e dy të moshuarve. Kan vdekur menjëherë të tre. Bëhet e ditur se në aksident kanë mbetur të plagosur lehtë edhe tetë persona të tjerë.