in

Aksident rrugor në Treviso. Humb jetën 41 vjeçari Kamberi

Për të mos shtypur një fazan, kthen instiktivisht menjëherë timonin dhe përfundon me makinën e tij në një kanal

Romë, 24 prill 2012 – Shkëlqim Kamberi, 41 vjeç, ka humbur jetën të martën në Salgareda të provincës së Trevisos në një aksident rrugor. Kamberi ngiste makinën e tij me një Nissan Terrano kur ka dalë nga rruga në përpjekje për të shmangur shtypjen e një fazani që në atë çast gjendej në mes të rrugës Lorenzetto që përshkonte.

Policia ka ardhur menjëherë në vendngjarje e po përpiqet të japë dinamikën e saktë të aksidentit. Sipas përshtypjeve të para, Kamberi ka ndërruar drejtimin e makinës papritur duke humbur kështu kontrollin e saj e ka përfunduar në një kanal anash rrugës.

Bashkë me Kamberin ka qenë në makinë edhe një mik i tij që në aksident nuk ka pësuar asgjë. Ky ka arritur të dalë nga makina, ndërsa Kamberi ka mbetur i bllokuar brenda saj. Janë përpjekur ta nxjerrin shoku dhe nga personat tjerë që kanë qenë duke përshkuar rrugën në atë çast, por pa rezultat. Zjarrfikësit dhe personeli i ndihmës së shpejtë të mbërritur në vendngjarje nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për 41 vjeçarin Shkëlqim Kamberi, veçse të konstatojnë vdekjen e tij.

Kthehen në modë emrat shqiptarë

25 prill 2012. PD me imigrantët në nder të vlerave të demokracisë