Një grua e re mund të huajt “e këqij”. Shpërthejnë polemikat, tërhiqet menjëherë reklama
Romë, 7 mars 2012 – Një grua e re e veshur si heroina e filmit të Quentin Tarantinos, Kill Bill, duhet të përballet me tre “armiq luftëtarë”: një mjeshtër kinez i Kung Fu, një indian fluturues me shpatë dhe një afro-amerikan shumë i zoti në disiplinën e capoeira-s. E rrethuar prej tyre, ruan qetësinë, mbyll sytë dhe merr frymë thellë. Më pas shumëfishohet dhe rrethon armiqtë, duke i detyruar të ulen e të flasin.
Duhet të ishte një reklamë për promovimin e zgjerimit të Bashkimit Europian, siç sqaron slogani “sa më të shumtë të jemi, aq më të fortë bëhemi”. Por videoja ka ngritur aq shumë polemika në internet, aq sa reklama u hoq menjëherë. Evropiania e bardhë që është për reflektimin e dialogun e që në këtë mënyrë fiton mbi dhunën e të huajve stereotipikë, sugjeron një mesazh racist, seksit dhe imperialist.