in

Alba Adriatica. Digjet 27-vjeçarja për të shpëtuar të bijën

Ka marrë djegie në 20% të trupit, nëna shqiptare 27 vjeç që për të shpetuar të bijën e sapolindur nga flakët e alkoolit të derdhur aksidentalisht, i del përpara. Asnjë problem për foshnjën, të djegur lehtë edhe i vëllai dhe i shoqi i gruas

Romë 12 shkurt 2012 – Gruaja e re shqiptare gjendet e shtruar në spitalin Sant’Eugenio të Romës me djegie të gadës së parë, të dytë e të tretë në 20% të trupit. Është përpjekur dhe ia ka arritur të shpëtojë të bijën e sapo lindur nga flakët që janë përhapur në dhomë, kur vëllai i saj i ka dhënë pa dashje një shkelm një teneqeje të mbushur me alkool që familja po përdorte për t’u ngrohur.

Alkooli i ndezur e ka djegur gruan në kokë dhe në shpinë teksa kjo zgjatej për t’i dalë përpara krevatit ku po ndërronte foshnjën. Janë djegur, në përpjekje për të ndihmuar gruan edhe i shoqi dhe i vëllai i saj, por këta shumë pak aq sa pasi janë mjekuar në spitalin e Giulianovas janë nxjerrë menjëherë. Vetëm për gruan është parë e nevojshme transferimi në spitalin e Romës.

Për të kuptuar më mirë dinamikën e ngjarjes e para së gjithash pse familja ngrohej në atë mënyrë aq të rrezikshme, karabinierët e Alba Adriaticas kanë nisur hetimet.

 

Has. Humb jetën nga i ftohti 45 vjeçari Isa Qarri

Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore