in

Alfred Mirashi Milot, medalja e artë shqiptare në Londër 2012

“Këndi Mesdhetar 2011” i Milotit vlerësohet me medaljen e artë në ekspozitën e hapur në  Barbican Centre në kuadrin e Lojërave Olimpike

Në London 2012 Shqipëria nuk doli duarboshe. Atë që nuk arritën dot sportistët, pra të merrnin ndonjë medalje, e bëri Alfred Mirashi Milot, piktori shqiptar prej vitesh në Firence. Natyrisht në fushën e tij, në pikturë.

Një ndër pjesëmarrësit e shumtë të ekspozitës kolektive ndërkombëtare të organizuar në Barbican Centre të Londrës me rastin e Olimpiadave, Alfred Mirashi Milot me veprën e tij, triptikun “Këndi Mesdhetar 2011” u vlerësua me medaljen e artë.

Ekspozita e organizuar nga Ministria e Kulturës e Kinës, ministria e Kulturës e Britanisë së madhe dhe Komiteti Olimpik përmledh punime të artistëve nga rreth 80 vende të ndryshme të botës. Alfredi shkoi si përfaqësues i Shqipërisë, i përzgjedhur nga Vincenzo Sanfo, president i Qendrës Italiane për Artet dhe Kulturën dhe nënpresident i Komitetit olimpik për Artet në Londër 2012. Ditën e inaugurimit, dy ministritë dhe ekspertë të artit nga të gjithë kontinentet vlerësuan me medalje të artë pesë artistë: veç Milotit edhe një marokene, një italian, një gjerman e një australian.

“Jam shumë i kënaqur për çmimin. Në njëfarë mënyre Shqipëria nuk del duarboshe nga Olimpiada e Londrës. – thotë Miloti për Shqiptari i Italisë – Vepra ime ‘Këndi Mesdhetar 2012’ u vlerësua aq shumë sa Muzeu i Artit Modern të Pekinit e ka blerë. Do ta çojnë nga Londra drejt e në Kinë sapo të mbyllet ekspozita”.

Shqiptari i Italisë

Këndi Mesdhetar 2011 i Milotit

Armand Xhomo: Emigracioni, sfidë ndaj vetvetes

Adriana Jasimi{br}Bukuroshja shqiptare që ëndërron botën e modës