Mes të arrestuarve edhe shqiptari Aron Llulla, 34 vjeç
Romë, 21 shtator 2015 – Janë një sard, një shqiptar e katër rumunë autorët e dyshuar të vjedhjes së një banomati në aeroportin e Algheros, të kryer natën duke gdhirë e shtuna e shkuar, në vetëm 3 minuta, që janë arrestuar në fundjavë nga karabinierët. Shqiptari i arrestuar quhet Aron Llulla, 34 vjeç, e ashtu si edhe të tjerë ka precedentë penalë. Karabinierët kanë rikuperuar edhe 62 mijë euro në kartëmonedha nga 20 dhe 50 euro që janë nxjerrë nga bankomati.
Gjashtë personat ndodhen në burgun e Sasarit e sot pritet të konfirmohet masa e sigurisë. Akuzohen për grabitje dhe dëmtim në rrethana rënduese.
Sipas hetuesve ata mund të jenë përgjegjës edhe për grabitje të tjera të ngjashme si ajo e kryer më 16 gusht në qendrën tregtare Auchan në Sassari.