in

Ambasada jep numrat e vet telefonikë

Dhe u kërkon ndjesë shqiptarë për vështirësitë që hasin në komunikimin me të

Romë 26 mars 2011 – Të nesërmen e sinjalizimit në emisionin televiziv Fiks Fare të 23 marsit, mbi vështirësinë për t’u lidhur telefonikisht me Ambasadën tonë në Romë, zyra e shtypit të Ambasadës ka njoftuar përmes faqeve të saj internet se “për të siguruar një funksionim më të mirë të shërbimit në komunikim me institucionet dhe qytetarët, në faqen elektronike të Ambasadës së RSH-së në Romë www.ambalbania.it janë publikuar numrat e telefonave të të gjitha zyrave të Ambasadës bashkë me adresat e postës elektronike të gjithë diplomatëve të ambasadës, përfshirë dhe ambasadorin dhe numrin e faksit”. Për të parë numrat, mail-et dhe fakset e Ambasadës në Romë mund të shtypni këtu.

Kontaktet për dy konullatat e përgjithshme, atë të Milanos dhe të Barit i gjeni në faqet internet të secilës prej tyre (aty mund të shkoni duke shtypur mbi emrin e qytetit).

Më tej në komunikatën e Ambasadës  shkruhet që ajo “e njeh problemin e ndonjë ështirësie komunikimi” por e ka “teknikisht të vështirë ta zgjidhë për arsye të numrit të reduktuar të linjave në ambasadë, vetem 3, dhe të bllokimit shpesh të çentralit automatik nga fluksi i madh i telefonatave hyrëse, sidomos kohët e fundit, për shkak se shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë në Itali janë të interesuar në lidhje me fillimin e aplikimit për pasaportë biometrike pranë zyrave tona”.

Njoftimi për shtyp mbyllet me “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë u kërkon ndjesë çdokujt që ka pasur veshtirësi komunikimi dhe i siguron të gjithë, institucione dhe qytetarë, në Shqipëri e sidomos në Itali, se do të vazhdojë në sigurimin e shërbimeve me korrektesë e ndershmëri nëpërmjet stafit e zyrave të saj, telefonit, faksit dhe postës elektronike”.

Flukset 2010: Mbërrijnë autorizimet e para

Kombëtarja thuajse e përkryer mund Bjellorusinë