in

Ambasadori gjerman: Rritja e kërkesave për azil vë në rrezik lëvizjen e lirë në Schengen

Helmut Hoffmann, Ambasadori i Gjermanisë, gjatë një vizite në Shkodër ku ka diskutuar me kryetarin e Bashkisë për investimet gjermane në qytetin verior, është ndalur edhe mbi numrin në rritje të azilkërkuesve shqiptarë dhe ndikimin që dukuria mund të ketë në heqjen e regjimit të lëvizjes së lirë në Schengen.  

Numri i azilkërkuesve po pëson një rritje dramatike. Gjermania ka traditë të njohë statusin e refugjatit e të japë lejet e qëndrimit, por vetëm pas verifikimeve të kujdesshme. Por në rastin e shqiptarëve, po të shohim statistikat, maksimumi 1 në 100 azilkërkues merr statusin e azilantit politik. Pra konkluzioni është i qartë, bëhet fjalë për emigracion ekonomik. Praktika tregon se të gjitha ata shqiptarë që janë përpjekur të marrin statusin e aziltantit, janë kthyer në Shqipëri” është shprehur Hoffman.

Por pyetjes nëse rrezikojmë që Gjermania të kërkojë që tani heqjen e regjimit të lëvizjes së lirë për qyetarët shqiptarë, ambasadori gjerman i është përgjigjur: “parimisht po, por nuk jemi në një situatë të tillë. Gjithsesi të gjitha zhvillimet janë duke u ndjekur hap pas hapi. Nëse vazhdohet të paraqiten kërkesa azili me këto ritme, Shqipëria rrezikon vërtet që qytetarët e saj të mos munden të lëvizin lirisht në Schengen”, tha Hoffmann.

Sipas Eurostat, zyra Evropiane e Statistikave, Shqipëria renditet e dyta në rajon për numrin e lartë të azilkërkuesëve në vendet e BE-së. Sipas të dhënave më të fundit, nga 1 korriku 2013 deri më 1 korrik 2013, kanë kërkuar azil në vende të ndryshme të BE-së 14.145 shqiptarë. Por kuptohet që tendenca është në rritje, po të shihet se nga këta, 8.305 e kanë kërkuar vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.

Të dhënat Eurostat mbi kërkesat e azilit gjatë 5 tremujorëve të fundit deri më 31 korrik 2014:

 

Nis Mos Maiorum, gjuetia migrantëve dhe refugjatëve në mbarë Evropën

Polici amerikan nga Pogradeci i kontrollon pasaportën kryeministrit Rama në Boston