in

Amnesty International: “Myslimanët e Europës diskriminohen”

Paragjykimet, ndalimet e veshjeve tradicionale apo pengesat për ndërtimin e xhamive shkelin të drejtat e tyre dhe ndikojnë negativisht në jetën e tyre, në punë dhe në shkollë. Raporti i organizatës humanitare

Romë, 25 prill 2012 – Me raportin e saj “Zgjedhje dhe paragjykim: diskriminimi i mysimanëve të Europës”, Amnesty Internationa ka dënuar diskriminimet dhe kulturën politike të paragjykimeve ndaj myslimanëve në vendet evropiane. 

Në raportin e saj që përqendrohet tek Franca, Belgjika, Spanja, Holanda, Spanja dhe Zvicra ”Amnesty International” u kërkon qeverive evropiane të bëjnë më shumë për luftimin e stereotipeve negative  (…) kundër myslimanëve, që nxisin diskriminimet kryesisht në arsim dhe në punën e përditshme. 

“Në vend që të përgjigjen ndaj këtyre paragjykimeve, partitë politike i nxisin ato në kërkim të votave elektorale”, thekson Marco Perolini ekspert i organizatës ”Amnesty Internacional”.
“Gratë myslimane nuk lejohet të shkojnë në punë dhe fëmijët pengohen të shkojnë në shkollë sepse mbajnë veshjen e tyre tradicionale – shtoi ai – Ndërsa burrat largohen nga puna për mbajtjen e mjekrës së gjatë sipas riteve myslimane” 

“Në Francë, në Belgjikë dhe në Holandë, punëmarrësit janë të autorizuar, në shkelje me legjislacionin evropian, të diskriminojnë myslimanët me pretekstin se ‘simbolet fetare apo kulturore’ shqetësojnë klientët apo kolegët”, nxjerr në dukje organizata e mbrojtjes të të Drejtave të Njeriut. 

Legjislacioni evropian duket se është i pamjaftueshëm (…), sepse ne shikojmë një përqindje shumë të lartë të papunësisë mes myslimanëve, veçanërisht tek myslimanët me origjinë të huaj”, theksoi Perolini.

Shkarko Raportin “Zgjedhje dhe paragjykim: diskriminimi i mysimanëve të Europës

25 prill 2012. PD me imigrantët në nder të vlerave të demokracisë

Ja si vriten qentë në Durrës