in

Anilda Ibrahimi rrëfen gruan shqiptare në Parma

Më 8 dhe 9 mars, shoqata Scanderbeg e Parmës në bashkëpunim me Komunën e Parmës, Institucionin “Bibliotekat e qytetit të Parmës” dhe me patronazhin e Provincës së Parmës organizon dy ditë veprimtarish për festën e Gruas.

Veprimtaritë do të kenë si pikë kulmore tre takimet me shkrimtaren Anilda Ibrahimi, që do t’u flasë lexuesve të saj për librin e saj “Rosso come una sposa” (Einaudi). Më 8 mars në orën 18.30 Ibrahimi do të takojë lexuesit e saj të Parmës pranë Bibliotekës Ndërkombëtare Ilaria Alpi, më datë 9  në orën 10.30, në shkollën e mesme I.S.I.S.S. Giordani ajo do të diskutojë me nxënësit e kësaj shkolle dhe të liceut pedagogjik “A. San Vitale” mbi temën “Të rrëfesh jetën dhe të bësh politikë”, ndërsa pasdite, në 18.30, ajo do të jetë në librarinë Feltrinelli të rrugës Repubblica.

Ndër veprimtaritë e tjera, mund të përmendim ekspozitën e piktores Elona Marika që do të përurohet më 8 mars, në orën 9.00, pranë Bibliotekës Ndërkombëtare Ilaria Alpi; momentet e muzikës që do luhet nga violinistja Ornela Koka.

Programi i plotë i veprimtarive të 8 dhe 9 marsit në Parma

Lexo edhe:

Anilda që rrëfen plagën tonë

Anilda Ibrahimi: “Italisht, por me temë shqiptare”

 

Unë, italian, përballë dyndjes shqiptare

Shkrimtarë e gazetarë kujtojnë përkthyesin Dritan Çela