Anisa Xherri, e reja durrsake që përgatit çokollatën tipike të qytetit Modica që zemër të Sicilisë
Romë, 26 nëntor 2010 – Në Modica, gjendet ëmbëltorja “Antica dolceria di Modica” ndër më të famshmet e Sicilisë, sepse prej vitit 1880 prodhojnë çokollatën tipike të qytetit. Në laboratorin më të vjetër të çokollatës në Sicili gjen edhe Anisa Xherrin, 29 vjeç, që prej tre vjetësh, punon kakaon për të prodhuar çokollatën, por edhe promovon shitjen, dhe u rrëfen klientëve historinë e çokollatës modikeze.
Në Shqipëri Anisa është diplomuar në letërsi në Elbasan dhe më pas ka punuar si mësuese në një koleg turk. Anisa tregon që transferimi i saj në Sicili ka qenë edhe më i lehtë nga ç-mund të imagjinonte “Kam pasur fat, sepse këtu gjeta menjëherë njerëz të sjellshëm që më pritën ngrohtësisht”. “Në Modica erdha me familjen, mamanë dhe motrën, dhe rastësia deshi të filloja punë të kjo pastiçeri. Fillimisht me një kontratë tremujore e më pas me kontratë për kohë të pakufizuar”.
Prej tre vjetësh, Anisa u tregon klientëve të saj historinë e çokollatës dhe të ëmbëlsirave të tjera tipike të zonës që përgatit ajo vetë bashkë me kolegët, dhe kur dëgjon, kupton që ke përpara dikë që është e dashuruar me punën e saj.
“Besoj se që të integrohesh mirë në një shoqëri të re duhet para së gjithash të vlerësosh vendin që ke zgjedhur për të jetuar, menjëherë më pas edhe vendasit do të të vlerësojnë për punën tënde” thotë Anisa.
Marco Iorio
Lexo italisht dhe shih një intervistë dhënë nga Anisa për MTV