in

Anjeza Rruci, talenti shqiptar në Italia’s got Talent

Anjeza Rruci, “një krijesë delikate, si kukull qeramike” për ta thënë me fjalët e Gerry Scotti-t, u paraqit me mjaft elegancë, duke ekzekutuar në mënyrë të përkryer disa ushtrime akrobatike të nivelit të lartë artistik.

Ka nisur edicioni i ri i emisionit televiziv Italia’s got Talent që ka për qëllim promovimin e talente të reja apo të panjohura nga publiku i gjerë. Edhe këtë vit juria që vlerëson talentet përbëhet nga Rudy Zerbi, Maria De Filippi dhe Gerry Scotti. Javët e para të programit tv, që mund të ndiqet çdo të shtunë në Canale5, u dedikohen përzgjedhjes së personave më të aftë, që i përcjellin më shumë emocion publikut, përmes një performance prej dy minutash.

Ndër qindra talentet, e vërteta apo që besojnë se janë të tilla, e paraqitura e të përzgjedhura paraprakisht për të marrë pjesë në transmetimin në televizion të Italia’s got Talent, edhe akrobatja Anjeza Rruci, 17 vjeçare nga Tirana që tani jeton në Grugliasco të Torinos. Këtu vazhdon shkollën e mesme profesionale për audio-vizivë, por ëndrra e saj është të bëhet regjisore një ditë. Anjeza ka mësuar të gjitha ç’di në fushën e akrobacisë, falë punës së vazhdueshme me një xhaxhain e saj. Ajo – “një krijesë delikate, si kukull qeramike” për ta thënë me fjalët e Garry Scotti-t, – u paraqit me mjaft elegancë, duke ekzekutuar në mënyrë të përkryer disa ushtrime të nivelit të lartë artistik.

Performanca e Anjezës, brishtësia dhe modestia e vajzës, ka mahnitur publikun dhe ka bërë për vete të tre anëtarët e jurisë që kanë vendosur që vajza shqiptare duhet shkojë përpara.

Redaksia Shqiptari i Italisë

Këtu, në faqet internet programit Italia’s got Talent mund të ndiqni performancën e saj

 

Sbarchi. Migrantes: “Nel 2013 un morto in mare al giorno per raggiungere l’Italia e l’Europa”

Agimi i Artë. “Dhjetëra akte kriminale kundër imigrantëve”