in

Ansi Agolli, kapiten i kuqezinjëve kundër Francës

Është ai që do të marrë shiritin e kapitenit në ndëshjen e sotme ndaj Francës

Të marrësh shiritin e kapitenit të ekipit Kombëtar, natyrisht që është një përgjegjësi e madhe dhe të gjithë e kanë kuptuar Ansi Agollin në konferencën për shtyp, kur bëri me dije se nuk kishte fjetur gjithë natën në momentin që e kishte mësuar se në ndeshjen ndaj Francës do të zëvendësonte Canën. Agolli, lojtari i Karabakut në Azerbajxhan, numëron 11 vite kontribut e mbi 60 ndeshje me kombëtaren.  

Por, Agolli e ka kuptuar shumë mirë misionin e tij. “Nuk e dimë nëse Franca do të luajë me formacionin e parë apo të dytë në ndeshjen ndaj nesh, por di të them se ne do të japim maksimumin në fushë. Çdo skuadër futet me objektivin e qartë për të fituar. Kemi ardhur të vetëdijshëm se do të luajmë ndeshje të forta, nëse nuk do të ishte kjo, më mirë kishim qëndruar në shtëpi dhe ti shikonim ndeshjet nga televizori”, ka thënë lojtari.

Barazimi dhe fitorja në dy ndeshjet e fundit me Francën? “Këto janë statistika mjaft të mira të skuadrës tonë, por i takojnë së shkuarës. Jemi në një eveniment mjaft të madh dhe nuk është e njëjta gjë. Franca besoj se do të bëjë maksimumin që të mos përsërisë gabimet e së kaluarës, por edhe ne do të japim më të mirën”.

 

 

 

 

E përditshmja sportive franceze L’equipe: Ja revolucioni i De Biasit

Tifozët shqiptarë që mbrëmë festë në Marsejë