Është arratisur nga Spitali Psikiatrik Gjyqësor i Reggio Emilias Alban Begolli, shqiptar i dënuar në vitin 1995 për vrasjen e një personi. Gjykatësi i Vigjilencës i kishte dhënë një leje tetë-orëshe për sjellje të mirë, pas së cilës ai nuk është paraqitur në spital. Tani kërkimet e forcave të rendit janë përhapur në të gjithë vendin, nëpër stacione dhe qendra të tjera transporti ku ai mund të ketë kaluar e ndoshta është filmuar nga telekamerat e vigjelencës. Mendohet se ai nuk ka shkuar larg, por kërkimet janë shtrirë kudo. Për Alban Begollin kjo nuk është arratia e parë. Ende mbahet mend arratisja e tij nga burgu San Vittore i Milanos në vitin 1995. Bashkë me një të burgosur tjetër shqiptar, Albert Dervishi, kishte hapur me pirunë e thika një vrime në murin e qelisë, vrimë që gjatë ditës mbulohej me jastekë.Nga kjo vrimë, në maj të vitit 1995 ata u varën më çarçafë duke u bërë protagonistë të një ikjeje spektakolare. Një ikje që zgjati shumë pak, deri në murin rrethues të burgut, por që nxorri edhe një herë në pas problemet e sigurisë në burgjet italiane. Më pas Alban Begolli ka qenë protagonist i një episodi tjetër dhune në burgun e Sulmonës. Në vitin 2002 ai ka sulmuar rëndë një rojë duke e plagosur. Por megjithë këtë “curriculum” kaq të pasur, Alban Begollit i janë dhënë disa orë liridalje, duke vlerësuar qëndimin e tij të mirë. Deri diten kur do te arratisej serish.