in

Arrestohen 3 vetë, sekuestrohet 1,6 ton drogë e sjellë nga Shqipëria

Në Manfredonia policia Guardia di Financa ndalon një anije peshkimi me 1.610 kg drogë, armë lufte dhe municion. Arrestohen tre persona, dy italianë dhe shqiptari Guri Bushi

Romë, 15 nëntor 2012 – Mbi 1,6 ton marijuhanë, disa armë lufte dhe municione janë sekuestruar të martën në anijen e peshkimit “Atlantide 1°” në portin e Manfredonias (provinca e Foggias) nga Guardia di Financa dhe agjentë të policisë.

Gjatë operacionit janë arrestuar 3 persona, Micheleantonio Nenna, 57 vjeç, pronar i anijes, Matteo Castriotta, 23 vjeç dhe Guri Bushi 40 vjeç me akuzat e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe të armëve.

Prej kohësh forcat e rendit mbanin nën vëzhgim anijet e peshkimit pasi ishin paralajmëruar për një sasi të madhe droge që duhet të mbërrinte nga Shqipëria. Kështu kur mëngjesin e të martës kanë dalluar që njëra prej anijeve nuk ishte ankoruar në port vendosën të shkojnë e ta kontrollojnë. Një avion i financierëve ka pikasur peshkarexxhën ndërsa një motovedetë ka bllokuar peshkarexhën Atlantide 1° në det në afëërsi të lokalitetit Pugnochiuso të Foggias.

Sipas forcave të rendit, droga vinte nga Shqipëria, ishte ndarë në 88 thasë, me shënime të ndryshme mbi ta që ndoshta janë kode për vendmbërritjen e saj. Droga zinte jo vetëm stivën e anijes 15 metërshe por gjendej kudo. Në kabinën e komandës, përveç drogës, forcat e rendit gjetën edhe një automatik AK 47 të pajisur me karikator e bajonetë dhe 60 fishekë rezervë, një pistoletë të kalibrit 7,65 me 30 fishekë dhe një silenciator.

I tesori d’Albania al Vittoriano a Roma

Sanatoria{br}Brenda 16 nëntorit duhen paguar taksat e prapambetura