in

Arrestohen dy persona për përdhunim të një gruaje e të një 13-vjeçareje

Dy shqiptarë janë arrestuar për dy episode të ndryshme përdhunimesh, një në Genova ku viktima është një vajzë 13 vjeçe dhe tjetri në Brianza

Romë, 8 mars 2012 – Lajmet e përdhunimeve janë gjithnjë të urryera, akoma shumë kur viktimat janë ende vajza të vogla e kur i dëgjon pikërisht në ditën ndërkombëtare të gruas. Mediat italiane përcjellin sot arrestimet e dy shqiptarëve të paditur për përdhunime.

I pari është një 30 vjeçar i papunë në Genova që ka përdhunuar një vajzë 13 vjeçe. Për ditë me radhë 30-vjeçari është treguar i qeshur e miqësor me vajzën, ka fituar besimin e saj, dhe më pas e ka përdhunuar. Alarmin e ka dhënë familja e vajzës e mbështetur nga asistentët socialë e nga informacionet e pakta të dhëna nga policia ngjarja duhet të ketë ndodhur në një prej ditëve të fundit në zonën Valpolcevera të qytetit.

Rasti tjetër dhunës seksuale është ai që ka ngjarë në Brianza të Lombardisë, i një gruaje 36 vjeç nga një murator shqiptar 28-vjeçar që prej muajsh i vardisej. Pas këmbënguljes së shqiptarit, së fundi gruaja ka vendosur ta takojë në qendër të qytezës për t’i shpjeguar se nuk është e dashuruar me të. Edhe pse në mes të ditës 28-vjeçari e tërhequr prej flokësh pas ca shkurreve, i ka shqyer rrobat dhe e ka përdhunuar. Ulërimat e gruas kanë tërhequr vëmendjen e një kalimtari që u ka telefonuar karabinierëve. Këta kanë mbërritur menjëherë dhe i kanë kapur në flagrancë. Në kazermë gruaja ka shpërthyer në lot e ka treguar çfarë i kishte ndodhur, histori që u verifikua më pas edhe nga mjekët që e vizituan. Për 28-vjeçarin u hapën menjëherë dyert e burgut.

 

Presidenti Topi dekoron dhjetë gra gazetare dhe ushtarake

Kadare: “Mes shqiptarëve dhe “Zërit të Amerikës” një histori prekëse që nuk do të harrohet”