Janë ndjekur nga dy makina të karabinierëve në autostradë nga Loreto në Civitanova
Marsel Mati, 21 vjeç dhe Arta Milloshi 23 vjeç janë arrestuar nga karabinierët e Osimos në Marche, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Në automjetin e tyre u gjetën 600 gramë kokainë e patër, e cila në treg vlen rreth 200 mijë euro.
Ata janë dalluar nga forcat e rendit ndërsa po udhëtonin me shpejtësi të madhe në afërsi të një postblloku. Më pas janë ndjekur deri në daljen e Civitanova Marche të autostradës A14.
Shqiptari i Italise