in

Arrestohet Frrokaj, një nga dy shqiptarët e arratisur në shkurt nga burgu i Parmës

35-vjeçari Valentin Frrokaj, i dënuar për vrasje, dheTaulant Toma, 29 vjeç, i dënuar për grabitje e shpërndarje droge, kërkohen nga 2 shkurti kur u arratisën nga burgu

Valentin Frrokaj
Romë, 15 gusht 2013 – Pasditen e 14 gushtit është arrestuar 35-vjeçari Valentin Frrokaj, një nga dy shqiptarët e arratisur më 2 shkurt të këtij viti nga burgu i Parmës. Lajmin e jep agjencia Ansa, sipas së cilës Frrokaj është kapur në Cassano d’Adda, provinca e Milanos nga karabininerët e zonës.

Deri në shkurt, 35-vjeçari po shlyente dënimin e përjetshëm për vrasjen në Brescia, në vitin 2007, të Elton Llahos në Brescia.

Frrokaj u arratis bashkë me Taulant Tomës (akoma në kërkim), 29 vjeç, në burg për grabitje, dhe që ish arratisur edhe njëherë tjetër në vitin 2007 nga  burgu i Ternit. Pak ditë pas arratisjes nga burgu, forcat e rendit i kishin pikasur dy të kërkuarit në periferi të Milanos, në një makinë të vjedhur në piacenza, por atëherë Toma e Frrokaj kishin arritur t’i shpëtonin kapjes.

Për arratisjen e dy shqiptarëve, Prokuroria e Parmës po heton mbi nëndrejtorin e burgut, komandantin e asokohe të repartit të policisë së burgjeve dhe mbi tetë agjentë. Akuzohen, kush më shumë e kush më pak, për moskryerje të detyrës dhe lejim të arratisjes.

Red. Shqiptari i Italisë

Mbi të njëjtën temë
Pavia. Arratiset në mëngjes e kapet në drekë. Zgjat pak “liria” e 23 vjeçarit
Parma. Sërish dy shqiptarë që arratisen nga burgu
Kapet në Vlorë Myrtaj, i arratisuri nga burgu i Vogheras një vit më parë
Gjykata e Vlorës jep ‘burg pa afat’ për Altin Hoxhën, të arratisurin nga burgu i Romës

Fatmir Gashi, i arratisuri i fundit nga burgjet italiane
Është Altin Hoxha i arratisuri nga burgu i Romës, pjesëtar i një bande vilashTre shqiptarë arratisen nga burgu i Voghera-s
Ekstradohet në Itali Ndoi. Ishte arratisur nga burgu i Vogheras

Arkiv ‘Bota Shqiptare’:
Burgu s’është për burrat, prill 2005
Zogu dhe kafazi, prill 2005
Shqiptarët, mjeshtër të arratisjes, shtator 2003
Burgu u rri ngushtë shqiptarëve, maj 2003

 

Roma, la mia nuova città

Turizëm “elitar” (me nder jush)