in

Arrestohet në Holandë Arben Frroku, i dënuar në Shqipëri për vrasjen e një komisari policie

Është i dënuar me burg të përjetshëm në Shqipëri për vrasje

Tiranë, 29 prill 2016 – Europoli njoftoi dje Interpol Tiranën se kishte identifikuar dhe arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Arben Frroku, të dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Interpol Tirana gjatë ditëve të fundit ka patur disa komunikime me homologët në Hollandë në lidhje me këtë çështje, por vetëm sot pasdite, u konfirmua se shtetasi i paraqitur me dokumente të falsifikuara nën emrin “Renato Tsepa”, ishte shtetasi Arben Frroku, i dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare.

Verikimi i identitetit të shtetasit Frroku erdhi pas krahasimit të gjurmëve të dërguara nga autoritet e vendit tonë për partnerët hollandezë.

Interpol Haga konfirmoi se gjurmët ishin identike me ato të një shtetasi të arrestuar me dokument (pasaportë) greke të falsifikuar, me gjeneralitetet “Renato TSEPA”, lindur në Korçë.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, kanë nisur procedurat e ekstradimit të shtetasit Frroku drejt Shqipërisë, ku pritet të vuajë dënimin sipas vendimit të gjykatës.

Arben Frroku është dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, ish-shef i Komisariatit nr.6 në Tiranë dhe me një përvojë 20-vjeçare në radhët e uniformave blu, që u ekzekutua nga breshëri kallashnikovi në zonën e “Vasil Shantos” në shkurt të 2013, teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij.

 

Ban Ki-moon në Vjenë: “I alarmuar për ashpërsimin e politikave migratore”

La dichiarazione dei redditi dei collaboratori domestici