in

Arrestohet në Imperia i kërkuari prej 2012-tës. Duhet të bëjë mbi 20 vjet burg

Altin Tola, 51 vjeç, është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, prodhim e shpërndarje lëndësh narkotike, trafik ndërkombëtar armësh

Romë, 27 korrik 2016 – Një i kërkuar nga drejtësia, Altin Tola, i datëlindjes 1965 nga Durrësi është arrestuar dje nga agjentët e kuesturës së Imperias në Diano Marina (IM). Itola kërkohej prej vitit 2012 kur ishte zhdukur pa lënë gjurmë ndërkohë që ishte dënuar me vendim të formës së prerë me 20 vjet e 15 heqje lirie për një sërë krimesh të kryera në Milano e Tiranë: pjesëmarrje në organizatë kriminale të llojit mafioz, prodhim e shpërndarje lëndësh narkotike dhe trafik ndërkombëtar armësh.

Gjatë një kontrolli rutinë, agjentët e policisë kanë nisur të dyshojnë për të kur fillimisht ka treguar shenja nervozizmi e më pas është përpjekur t’i shpëtojë kontrollit duke u fshehur në një banjë. Kur e kanë detyruar t dalë pej aty dhe është marrë në pyetje ka dhënë emër mbiemër e të tjera informacione vetjake që rezultuan të rreme, dhe u tha policëve se kish harruar në shtëpi dokumentet.

Nga kontrolli i menjëhershëm në Kuesturë rezutoi se nuk kishte asnjë dokument qëndrimi të lëshuar në emër të tij, ndërsa në shtëpi  iu gjet një pasaportë e të atit me mbiemër të ndryshëm nga ai që personi dha për veten. Vetëm në këtë çast, policia kuptoi se kishte përpara një të kërkuar prej vitit 2012 të dënuar me mëse 20 vjet burg.

Altin Tola u shoqërua në burg ndërsa tani kanë nisur hetimet për të kuptuar se kush e ka ndihmuar në këto katër vjet që kërkohej prej organeve të drejtësisë.

 

Shtetësia për bijtë e imigrantëve. Shtyhet diskutimi për në shtator

I ngul thikën punëdhënësit sepse nuk i jep të gjithë shumën që i detyrohej