in

Arrestoni Roberto Calderolin për racizëm!

Edhe Shqiptari i Italisë përkrah nismën e portalit Stranieriinitalia.it dhe i kërkon drejtësisë italiane të hapë një dosje kundër legistit Roberto Calderoli për fyerjen e rëndë raciste që ndaj ministres së Integrimit Cecile Kyenge. Bashkohuni edhe ju me aktivitetin virtual në Facebook: Arrestate Roberto Calderoli per razzismo!

Nga ligji Mancino i 25 qershorit 1993 të cituar në Wikipedia:

Neni 1 (“Diskriminimi, urrejtja apo dhuna për motive raciale, etnike, kombëtare apo fetare”) parashikon si më poshtë:
“Me përjashtim të rasteve kur fakti përbën një vepër penale më të rëndë, […] ndëshkohet: a) me heqje lirie deri në një vit e gjashtë muaj ose me një gjobë deri në 6.000 euro ai që propagandon ide të bazuara mbi superioritetin apo urrejtjen raciale apo etnike, kush nxit të kryhen apo kryen akte diskriminimi për motive raciale, etnike, kombëtare apo fetare; b) me heqje lirie nga gjashtë muaj deri në katër vjet kush, në çfarëdo mënyre, nxit të kryhen apo kryen dhunë apo akte provokuese dhune për motive raciale, etnike,kombëtare ose fetare. Është e ndaluar çdo organizatë, shoqatë, lëvizje apo grup që ka mes qëllimeve të veta nxitjen e diskriminimit apo të dhunës për motive raciale, etnike, kombëtare apo fetare. Kush merr pjesë në të tilla organizata, shoqata, lëvizje apo grupe, ose ndihmon aktivitetin e tyre, ndëshkohet, vetëm për faktin e pjesëmarrjes apo të ndihmesës, me heqje lirie nga gjashtë muaj deri në katër vjet. Ata që promovojnë apo drejtojnë të tilla organizata, shoqata, lëvizje apo grupe ndëshkohen, vetëm për këtë fakt, me heqje lirie nga një deri në gjashtë vjet”.

Edhe Shqiptariiitalise.com i bashkohet portalit Stranieriinitalia.it dhe i kërkon organeve të drejtësisë të hapë një dosje kundër legistit Roberto Calderoli për fyerjen e rëndë raciste ndaj ministres së Integrimit Cecile Kyenge. Ftojmë të gjithë lexuesit tanë të bashkohen me aktivitetin virtual në Facebook: https://www.facebook.com/events/1378597742362419/

 

Rama al Corriere della Sera “Il viola è il mio colore della pace”

Trekking në Shqipëri e Kosovë. 12-18 gusht 2013