in

Arrin Social Card e re, këtë radhë edhe për të huajt

Deri në 400 euro në muaj për familjet më në nevojë, edhe ato të qytetarëve europianë apo jokomunitarë me kartë qëndrimi. Nis eksperimentimi në Milano, Romë, Napoli e nëntë qytete të tjera të mëdha

Romë, 16 maj 2013 – Kur në vitin 2008 ministri i asokohe i Ekonomisë Giulio Tremonti solli në dritë “Social Card”, e thënë shqip Kartën Sociale, harroi të fuste mes përfituesve të saj imigrantët. Kartat ekzistuese sociale në të cilat shteti vë çdo muaj 40 euro u dedikohen të moshuarve dhe familjeve më në nevojë por vetëm nëse janë shtetas italianë.

Padyshim më pak diskriminuese karta e re sociale që po mbërrin e quajtur ndryshe edhe “Karta eksperimentale për blerjet”, që do të jepet krah tjetrës fillimisht në 12 qytete të mëdha: Bari, Bologna, Catania, Firenze, Genova, Milano, Napoli, Palermo, Roma, Torino, Venezia e Verona.

Komunat do të kenë në dispozicion 50 milionë euro që do t’u lejojnë t’u japin deri në 400 euro familjeve më në nevojë.

Sipas dekretit ndërministror të botuar në fillim të majit, ndryshe nga social card e vitit 2008, përfituesit nuk do të jenë vetëm italianët, por edhe të huajt komunitarë (polakë, rumunë, bullgarë) dhe të gjithë jokomunitarët që kanë kartën e qëndrimit apo lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë. E rëndësishme është që të jenë rezidentë në komunë prej të paktën një viti.

Karta e re u dedikohet familjeve me shumë fëmijë në kushte jetese të vështira. Mes kushteve ekonomike parashikohet të ken tregues ISEE jo më të lartë se 3.000 euro, ndërsa mes kushteve të lidhura me punën, familjet përfituese duhet të kenë të paktën një pjesëtar në moshë madhore të papunë apo me të ardhura prej saj shumë të ulëta (më pak se 4.000 euro për gjashtëmuajt e fundit). Disa kritere shpjegohen në dekret, të tjera do të përcaktohen nga vetë komunat.

Kur dhe si do të paraqitet kërkesa për Kartën e re Sociale, ende nuk dihet. Pritet që komunat të shpallin listën e kritereve në bazë të të cilave do të mund të merret karta. Deri në mes të shtatorit komunat duhet të botojnë edhe renditjen e familjeve më në nevojë.

Dekreti ndërministror i 10 janarit 2013

 

The voice of Italy. Elhaida Dani një hap larg gjysmëfinales

Guardia di Finanza sekuestron mbi 300 kg marijuanë. Në pranga tre persona