in

Artur Muharremi me ekspozitë personale në Bari

Titullohet “La Chute des Idoles”, ekspozita personale e piktorit shqiptar Artur Muharremi në galerinë “Exposition Room” në via Dante 175/A në Bari. Veprat, që do të ekspozohen deri më 23 prill, janë pjesë të cikleve “Nudo” e “Jetë rruge”.

Artur Muharremi është një prej piktorëve shqiptarë më të vlerësuar. I lindur në Pogradec në vitin 1958, ka mbaruar Akademinë e Arteve në Tiranë në degën skenografi. Ka punuar deri në fillim të viteve nëntëdhjetë si regjisor e piktor për filmat multiplikativë në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Në vitet e mëpasshme i përkushtohet kryesisht pikturës duke hapur ekspozita në Greqi e Shqipëri. Ekspozita e Barit do të qëndrojë e hapur deri më 23 prill.

Orari: nga e hëna deri të premten 9,00-13,00 dhe 16,00-20,00 / të shtunë 09,00-13,00 dhe 16,30-20,30.

 

 

 

Pezze di Greco: Është zhdukur prej disa ditësh 39vjeçari Ferrolaj

Burg të përjetshëm për vrasësin e dy shqiptarëve në Olbia