in

Pezze di Greco: Është zhdukur prej disa ditësh 39vjeçari Ferrolaj

Romë, 19 prill 2011 – Që prej të enjtes së kaluar është zhdukur nga Pezze di Greco 39 vjeçari shqiptar Genc Ferrolaj, prej 20 vjetësh me banim në Itali. Prej disa kohësh ai punonte si shofer pranë ndërmarrjesh të ndryshme transporti.

Ditën e enjte ai kishte lajmëruar të shoqen, që do të nisej për shërbim për një firmë me seli në Polignano a Mare që tregtonte fruta e perime në Kalabri.  Që në atë çast e shoqja, nuk ka arritur ta kontaktojë më. Ditën e shtunë, e alarmuar nga kjo heshtje, bashkëshortja e Genc Ferrolajt është paraqitur tek karabinierët për të paditur zhdukjen e të shoqit. Për fat të keq ajo nuk kujton emrin e firmës që i ka përmendur i shoqi, mban mend vetëm që ishte në Polignano a Mare.

Ka filluar menjëherë kërkimi i shqiptarit, në bashkëpunim me forcat e rendit të Mopololit. Deri tani kërkimet nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Ata që e njohin, e përshkruajnë Gencin si punëtor të madh e shumë të lidhur me familjen. Prandaj mendohet se vështirë të jetë larguar me dëshirën e vet.

Punët e imigrantëve

Artur Muharremi me ekspozitë personale në Bari