in

Asti. Prej një muaji i zhdukur Ylber Meta

Nga 14 prilli të afërmit nuk kanë asnjë lajm nga 42-vjeçari Ylber Meta. Dje kanë denoncuar pranë karabinierëve zhdukjen e tij

Romë, 17 maj 2012 – Ylber Meta, që jeton prej kohësh në qytetin e Astit është zhdukur që nga 14 prilli. Dje një i afërm ka denoncuar zyrtarisht zhdukjen e tij te Karabinierët që kanë hapur hetimet duke filluar nga familjarët e Metës.

Meta, prej disa vjetësh rezident në Asti, për të fundit herë është parë pranë një qendre tregtare në rrugën Alessandria ku e kishte shoqëruar një shok dhe ku do të takohej me një grua të re. Nga ai çart askush nuk ka pasur ndonjë lajm prej tij.

Të afërmit të shqetësuar për fatin e Ylber Metës janë përpjekur ta marrin në telefon por pa rezultat, edhe pse celularit i binte zilja, kështu që pas një muaji vendosën të denoncojnë zhdukjen e tij.

 

Lexo edhe: Zhduket një vajzë në Romano di Lombardia

In più di mille gridano: “Borghezio fuori dal Parlamento Europeo!”

Kartolina nga Shqipëria – Udhëtim mes të harruarve