in

Balotelli: “Racistët? Të paktë e budallenj, nuk ke ç’u bën”

Time i kushton historinë e kopertinës futbollistit me ngjyrë. ”Shpresoj të ndihmoj Italinë të jetë një vend modern si Anglia apo Amerika”

Romë, 5 nënor 2012 – Mario Balotelli fiton kopertinën revistës Time dhe heq qafe me epitetet “të paktë dhe budallenj”racistët që u kundërvihen me sharje bëmave të tij në fushën e lojës.

Edicioni ndërkombëtar i të përjavshmes prestigjioze amerikane celebron në numrin e saj të fundit “lojtarin e parë me ngjyrë që përfaqëson Italinë”. E mes të tjerash tregon sulmet që i duhet të durojë ëpr shkak të ngjyrës së lëkurës, nga “nuk ekzistojnë italianë të zinj” të gërthitur shkallëve të stadiumeve, deri te karikatura e Gazzetta dello Sport që gjatë kampionatit të fundit europian e paraqiste si Kong Kong.

“Italia, toka ku ka lindur, akoma nuk e ka pranuar” shkruan Time, duke nënvizuar që Super Marios iu desh të priste të mbushte 18 vjeç para se të merrte shtetësinë e atij që ishte Vendi i tij. “Përfshirja e tij reflekton një ndryshim social më të gjerë. Italia është bërë më multietnike dhe kjo ka ndodhur në një kohë më të shkurtër se në shumë vende të tjera europiane”.

E përjavshmja kujton që kur Balotelli lindi, në vitin 1990, në Itali kishte një të huaj për çdo 100 rezidentë, ndërsa sot ky raport është 1 me 12. “Shumë prej emigrantëve janë zezakë, e shumë bëjnë punë të rëndomta, por përditë e më shumë po del në dritë edhe mes tyre një klasë e mesme: janë bij emigrantësh të lindur e të rritur në Itali, të quajtur ndonjëherë edhe Brezi Balotelli”.

Kur nuk isha i famshëm – thotë Balotelli – kisha një tufë miqsh, thuajse të gjithë italianë. Racizmi nisi kur nisa të merrem me futboll. Racistët janë të paktë dhe atyre nuk ke ç’u bën. Janë njerëz budallenj. Unë shpresoj të mund të ndihmoj Italinë ë të bëhet një Vend modern si Anglia apo Amerika”.

Kampioni i padiskutueshëm flet më pas për Obamën, për të cilin shprehet: “Isha shumë i lumtur kur u zgjodh. Një president zezak është diçka që ka ndryshuar historinë. Do të kisha shumë dëshirë ta takoja një ditë”.

Lexo edhe:
Why Always Mario? (Time.com)

Aion Teatër porta in scena ‘I huaji’ al teatro Quarticciolo di Roma

Shqipëria në Festë – Kalendari i veprimtarive në 100 vjetorin e Pavarësisë